8 C
Tetovo
E enjte, 28 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBilall Kasami: Rritje pagash për zjarrfikësit – Mirënjohje për heronjtë e qytetit

Bilall Kasami: Rritje pagash për zjarrfikësit – Mirënjohje për heronjtë e qytetit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në mbështetje të zjarrfikësve – një nga kategoritë më të rrezikuara dhe më të përkushtuara të shërbimeve publike.

Në një vendim që reflekton përkushtimin e tij për përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimin e sakrificave të tyre, Kasami ka rritur me 20% pagat bazë të zjarrfikësve. Për më tepër, është aprovuar edhe shtesa prej 20% për ndërrimet e natës, si dhe një kompensim prej 50% shtesë për punën gjatë ditëve të diel.

“Gjashtë muaj pas marrjes së mandatit, rritëm për 20% pagat e zjarrfikësve, duke shtuar edhe 20% për ndërrimin e natës, si dhe 50% për ata që punojnë ditën e diel. Zjarrfikësit janë heronjtë e qytetit tonë,” u shpreh Kasami.

Bilall Kasami po vazhdon të dëshmojë se qeverisja lokale mund të jetë e ndershme, transparente dhe në funksion të qytetarëve – duke nisur nga ata që mbrojnë jetët dhe pasuritë tona çdo ditë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments