Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami të premten do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në organizimin tradicional “Lutjet e Mëngjesit”, të cilat mbahen çdo vit në muajin shkurt, në Washington.

Ceremonia e lutjeve të mëngjesit do të mbahet me 6 shkurt, event të cilin do ta udhëheq edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Përndryshe, Kasami është ndër të vetmit politikan shqiptar që janë të ftuar në këtë eveniment.