Zvogëlimi i importit të energjisë elektrike për shkak të prodhimit të termocentraleve fotovoltaike së shpejti mund të ulë çmimet e saj për amvisëri, paralajmëron Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetik, i cili thotë se aktualisht po punohet për plotësimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike për amvisëritë edhe për një orë tjetër.
Ai thotë se tani duhet bërë një analizë reale për të treguar nëse ekziston mundësia që tarifa e lirë e energjisë elektrike të zgjatet për një orë, pra deri në orën 16:00.
“Po zgjerojmë tarifën e lirë për të përfituar nga çmimi i lirë i energjisë elektrike në këto periudha. Gjithashtu, me atë sinjal që i dërgojmë EMV dhe EVN Home, për të blerë energji elektrike në ato periudha, veçanërisht EVN Home, do të ofrojmë një çmim më të ulët të energjisë elektrike që është shumë e mundur të na mundësojë ulje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëri”, thotë Bislimovski në “Radio Evropa e Lirë”.
Aktualisht tarifa më e lirë e energjisë elektrike është nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Komisioni Rregullator në fund të qershorit do ta miratojë çmimin e ri të energjisë elektrike dhe më pas do të dihet nëse dhe sa do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.