Ndërsa ASH-ja e Arben Taravarit mban mbledhje dhe shpall “fitore të sigurta” në Gostivar, Tetovë, Strugë e Dibër – realiteti në terren tregon diçka krejt tjetër.
Në Dibër, kandidati i Aleancës për Integrim nuk arriti të kalojë as në raundin e dytë, duke u ndëshkuar nga vetë elektorati i zhgënjyer dhe nga ndasitë e brendshme.
Burime lokale thonë se në këtë komunë AKI-ja ka nxjerrë “kandidat të pavarur” për t’ia bërë lojën kandidatit të saj zyrtar, Ilirjan Fetahut – një manovër që u kthye në bumerang politik.
Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-it, Fisnik Mela, ka arritur të konsolidojë mbështetje të gjerë qytetare, duke e bërë Dibrën arenë të vërtetë për ndryshim.
Nëse Taravari e sheh fitoren në horizont, realiteti në Dibër e demanton qartë:
kur politika bëhet me pazare nën tavolinë, rezultati është humbje – jo fitore.