Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar ndaj akuzave të fundit, duke theksuar se qytetarët e Strimnicës janë të vetëdijshëm për punën e bërë në fshatin e tyre dhe nuk mashtrohen nga shpifjet.
“Strimnica nuk mashtrohet! Strimnica e di shumë mirë kush dhe sa ka punuar. Ne jemi të përkushtuar dhe këtë e kemi treguar me projekte konkrete. Fjalët nuk na dëmtojnë, sepse e vërteta nuk mbulohet. PUNA jonë është e vërteta,” deklaroi Sejdiu.
Ai kujtoi disa nga investimet e realizuara gjatë mandatit të tij, duke veçuar rekonstruksionin e tërësishëm të shkollës fillore “Ibrahim Temo” në Strimnicë, një projekt që sipas tij është krenari për të gjithë banorët.
Sejdiu paralajmëroi se do të vazhdojë të publikojë një nga një projektet e realizuara në Strimnicë, për të treguar qartë rezultatet dhe përkushtimin e komunës ndaj qytetarëve./Zyrtare.net/