LAJMET E MIRA NUK KANË FUND! ✅️
Fshati Rogla po bëhet me një fushë sportive shumëfunksionale, një projekt që do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për nxënësit dhe të rinjtë e kësaj zone. Bashkë me zv. ministren e Sportit, znj. Safije Sadiki Shaini, para banorëve të Roglës kumtuam lajmin e mirë për rikonstruksionin e plotë të fushës sportive në kuadër të shkollës fillore “Hasan Tasini”.
📍 Vlera e investimit kap shumën prej 3.511.000 denarë, mjete këto të siguruara nga thirrja e dytë e Qeverisë për Komunat, duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin tonë të përbashkët për të sjellë zhvillim të prekshëm në çdo cep të Komunës së Zhelinës.
⚽ Ky projekt synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin fizik dhe social të fëmijëve dhe të rinjve, duke i motivuar për një jetë më aktive, më të shëndetshme dhe më të disiplinuar. Sporti nuk është vetëm aktivitet fizik – është edukim, është bashkim, është rrugë drejt së ardhmes.
Ne nuk ndalemi me fjalë, por vazhdojmë me vepra konkrete. Investimet në arsim, infrastrukturë dhe sport janë prioritet për ne, sepse besojmë se çdo fshat meriton standarde moderne dhe kushte më të mira jetese.
🤝 Falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe banorët për mbështetjen dhe besimin. Së bashku, ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe për të gjithë komunitetin.
#Rogla #KomunaeZhelinës #FushëSportive #InvestimeKonkrete #SportPërTëRinjtë #ZhvillimNëÇdoFshat