8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBlerim Sejdiu, kandidat për Zhelinën: Para jush dal me vepra konkrete

Blerim Sejdiu, kandidat për Zhelinën: Para jush dal me vepra konkrete

Blerim Sejdiu, kandidat nga VLEN mes duartrokitjesh sonte në Zhelinë tha se motoja ka qenë punë dhe jo fjalë dhe se para banorëve paraqiten me vepra konkrete.
“E kam ditur se një ditë do të dal para jush, do të vijë momenti kur duhet të japim llogari para juve, sepse jeni arsyeja që ne punojmë dhe ju jeni kuptimi i kësaj komune. Punuam pa ndalë duke mos harruar amanetin që na e dhatë, ju që sot gjatë gjithë kohës na keni mbështetur kur ju kemi ftuar dhe thirrur dhe na jeni përgjigjur në çdo kohë”, tha Sejdiu.
Ai tha se ky transformim që është bërë për komunën është rezultat i punës së tij ditë e natë vetëm për banorët e kësaj ane.
“Këtë e kemi bërë për të dhënë mesazh për të tjerët se si punohet, sepse nuk kemi nevojë për ofendime, sharje, mjaft humbëm kohë 22 vite dhe më në fund të shahemi, këtë nuk e meritojmë”, ka thënë Sejdiu, kandidat nga VLEN për Zhelinën.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments