Nën udhëheqjen e kryetarit Blerim Sejdiu, Komuna e Zhelinë po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Një tjetër projekt i rëndësishëm që po bëhet realitet është rruga Merovë–Sallarevë, e cila do të lehtësojë qarkullimin dhe do të lidhë më mirë këto zona me pjesën tjetër të komunës. Ky investim pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin lokal dhe në përmirësimin e kushteve për banorët.
Punët po vazhdojnë me intensitet, duke dëshmuar se komuna është e përkushtuar ndaj zhvillimit dhe realizimit të projekteve konkrete për qytetarët.

