Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, së bashku me shefin e shtabit zgjedhor, Latif Arifi, dhe bartësin e listës për Këshilltarë, zhvilluan një tubim të ngrohtë me banorët e fshatit Llërc.
Pas përfundimit të takimit, Sejdiu ka ndarë një postim emocionues në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen e banorëve të Llërcës.
“Llërca. Nuk ka fjalë që e përshkruan këtë vend, ashtu siç nuk do ketë fjalë ta përshkruajë rezultatin historik më 19 tetor”, ka shkruar kryetari i Zhelinës Blerim Sejdiu.