Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu nuk ndalet,
Ndryshe nga të tjerët që ditët e pushimit i shfrytëzojnë për të qëndruar larg obligimeve, ai edhe të dielave është në terren, pranë qytetarëve dhe projekteve që zhvillojnë komunën. Për të, koha nuk është për t’u humbur, por për t’u shfrytëzuar deri në sekondën e fundit për të sjellë ndryshime konkrete.
Puna e përditshme, pa dallim nëse është ditë pune apo pushimi, është dëshmia më e mirë se përkushtimi i tij nuk është vetëm fjalë, por vepër. Ai beson se me punë, vizion dhe këmbëngulje arrihet gjithçka – rrugë të reja, projekte zhvillimore, kushte më të mira për të gjithë banorët.
Blerim Sejdiu është shembulli i një udhëheqësi që nuk njeh ndalesë, sepse misioni i tij është të shërbejë qytetarëve dhe të çojë përpara komunën.