Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë ndërtimi dhe asfaltimi i tetë rrugëve të reja në vendbanimet e kësaj komune.

Në një postim në rrjetet sociale, Sejdiu theksoi se pavarësisht kritikave, puna për përmirësimin e infrastrukturës do të vazhdojë.

Në vazhdim do të nisim me ndërtimin – asfaltimin e 8-të rrugëve të reja në vendbaimet tona✅️

Dembelët dhe të këqinjtë kanë një qëllim: Që çdoherë t’i “shajnë” ata që punojnë!

Ndërsa ne që duam të punojmë, këtyre tipave ju themi: “Po edhe pa ju ska kuptim jeta, dikush duhet të bëjë zhurmë”🐕‍🦺🐕

🛣Rruga Pallaticë – Tetovë po merr formë dhe po punohet intensivisht🚜🚧

Së shpejti…8️⃣