8 C
Tetovo
E enjte, 26 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniBlerim Sejdiu zgjidhet Kryetar i Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026

Blerim Sejdiu zgjidhet Kryetar i Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026

Në hapësirat e Komuna e Zhelinës është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajoni Planor i Pollogut, ku u miratuan vendime të rëndësishme për funksionimin dhe prioritetet e rajonit gjatë vitit 2026.

Në këtë takim, ku morën pjesë kryetarët e komunave të rajonit, u shqyrtua dhe u miratua Plani Financiar për vitin 2026, si dhe u diskutuan propozim-projektet me të cilat Rajoni i Pollogut do të aplikojë në thirrjet e ardhshme për financim. Gjithashtu, u trajtuan çështje me rëndësi strategjike që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të rajonit.

Sipas parimit të rotacionit, drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026 e merr Komuna e Zhelinës, ndërsa Blerim Sejdiu është përzgjedhur Kryetar i Rajonit për këtë mandat njëvjeçar.

Sejdiu e cilësoi këtë detyrë si një besim dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar se do ta ushtrojë funksionin me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit. Ai nënvizoi se fokusi do të jetë në realizimin e projekteve konkrete zhvillimore, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Pollogut.

Me marrjen e drejtimit nga Komuna e Zhelinës dhe me Blerim Sejdiun në krye, pritet që gjatë vitit 2026 të intensifikohen përpjekjet për ndërtimin e një Pollogu më të zhvilluar, më konkurrues dhe me perspektivë të qartë evropiane.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments