8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniBlerim Sejdiu: Zhelinën do ta shpallim qytet

Blerim Sejdiu: Zhelinën do ta shpallim qytet

Në tubimin madhështor të mbajtur në komunën e Zhelinës, kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, prezantoi vizionin e tij për mandatin e tretë, duke dhënë një premtim të qartë dhe simbolik.

Me një fjalim të fuqishëm dhe entuziast, Sejdiu deklaroi:

“Ne vërtetë Zhelinën do ta shpallim qytet sepse qyteti pa bulevard nuk bëhet. Ne e bëmë atë që të tjerët nuk kishin guxim që ta mendojnë e jo më ta bëjnë realitet.”

Në prani të qindra qytetarëve dhe strukturave të VLEN-it, ai theksoi se Zhelina është në prag të një transformimi të ri urban e infrastrukturor, duke nënvizuar se projektet e realizuara gjatë dy mandateve të kaluara janë dëshmi konkrete të ndryshimit.

Sejdiu theksoi se synimi për shpalljen e Zhelinës qytet është më shumë se një status administrativ, është një simbol i zhvillimit, i dinjitetit dhe i një të ardhmeje më të mirë për banorët e kësaj komune.

“Ne e bëmë atë që të tjerët nuk kishin guxim që ta mendojnë e jo më ta bëjnë realitet,” – përsëriti ai, mes duartrokitjeve të forta të të pranishmëve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments