Bujar Osmani, ish ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, e nisi mandatin e tij me një akt politik skandaloz, vizitën e parë diplomatike e bëri në Beograd. Jo në Bruksel, jo në Tiranë, jo në Prishtinë por pikërisht në kryeqytetin e Serbisë, aty ku hartohen planet e “Botës Serbe”.
Siç raportonin në atë kohë mediat serbe, Osmani e justifikoi këtë hap duke e quajtur “prioritet të qeverisë së Maqedonisë së Veriut bashkëpunimin me vendet e rajonit”, ndërsa shtoi se për këtë arsye vizita e tij e parë si ministër ishte pikërisht në Serbi. Ky mesazh u interpretua si konfirmim i afërsisë politike mes Shkupit dhe Beogradit, në një kohë kur Serbia po shtynte përpara projektin e saj rajonal të njohur si “Bota Serbe”.
Mediat serbe në atë kohë e raportuan me krenari faktin se ministri i ri nga Shkupi e kishte zgjedhur Serbinë si destinacion të parë, duke e paraqitur këtë si sukses të diplomacisë së Vuçiqit.
Në vend që të forconte boshtin shqiptar dhe orientimin euroatlantik, Osmani u bë zëdhënës i Serbisë në Shkup. Vizita e tij e parë ishte dëshmi se diplomacia e Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e tij, ishte e gatshme të legjitimonte politikën hegjemoniste të Vuçiqit në rajon.
Bujar Osmani mbetet ish ministri që e nisi karrierën e tij diplomatike duke u gjunjëzuar në Beograd dhe duke i hapur dyert e “Botës Serbe” në Shkup, një zgjedhje që flet më shumë se çdo fjalim i tij politik.