Shkup – Me 59 vota për, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot për emërimin e kryetarit të ri të Komisionit për Letrat me Vlerë.
Në një postim publik, e sapozgjedhura ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e marrë nga deputetët dhe institucionet shtetërore.
“Të dashur miq dhe familjarë,
Sot, me 59 vota për, u votova nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të drejtuar Komisionin për Letrat me Vlerë.
I falënderoj publikisht Kryeministrin z. Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit z. Afrim Gashi, Zëvendëskryeministrin z. Arben Fetai, Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës z. Azir Aliu, si dhe të gjithë deputetët për besimin që më kanë dhënë për të kryer këtë detyrë me përkushtim profesional.”
Komisioni për Letrat me Vlerë është një nga institucionet kyçe për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut financiar në vend. Emërimi i kryetarit të ri vjen në një moment të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut të kapitalit.