Një burrë nga Japonia ka thënë se të flesh më pak është më mirë, pasi ai ka bërë vetëm 30 minuta gjumë për 12 vjet radhazi.
Daisuke Hori, i cili jeton në prefekturën Hyogo në Japoninë perëndimore, pretendon se bën një rutinë të gjumit vetëm 30 deri në 40 minuta çdo ditë dhe e bën këtë duke stërvitur trupin dhe mendjen e tij që të mos ndihet i lodhur, sipas South China Morning Post, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ka bërë që ai ta shtojë jetëgjatësinë e tij dhe ka bërë që të ketë më shumë kohë për t’i kryer gjërat.
“Për sa kohë që bëni sport ose pini kafe një orë para se të hani, mund të shmangni përgjumjen”, tha ai.
Në vitin 2016, ai themeloi Shoqatën Japoneze të Trajnimit të Gjumëshkurtër dhe gjithashtu drejton një kanal në YouTube të quajtur “Nature Sleep”.
“Njerëzit që kanë nevojë për fokus të qëndrueshëm në punën e tyre përfitojnë më shumë nga gjumi me cilësi të lartë sesa gjumi i gjatë. Për shembull, mjekët dhe zjarrfikësit kanë periudha më të shkurtra pushimi, por ruajnë efikasitet të lartë”, tha ai.
Një kanal televiziv japonez e ndoqi Horin për tre ditë si pjesë e një reality show. Një ditë ai fjeti për vetëm 26 minuta dhe u zgjua natyrshëm, plot energji para se të shkonte në punë dhe madje duke ushtruar edhe në palestër.
Megjithatë, ekspertët nuk pajtohen me filozofinë e tij. Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut në SHBA (NHLBI) thotë se gjumi është një “nevojë themelore njerëzore”.
Përveçse shkakton probleme fizike, mungesa e gjumit mund të çojë edhe në probleme të shëndetit mendor, transmeton Klankosova.tv.