Italia u eliminua në fazën e parë eliminuese të raundit të 16-të të Kampionatit Evropian “EURO 2024”, duke u mposhtur nga Zvicra me rezultat 2-0.

E pas kësaj humbje, kanë vërshuar kritika të mëdha drejt ‘axurëve’ si dhe ndaj trajnerit Spalletti.

Ish-trajneri Fabio Capello është shprehur se Spalletti i bëri konfuzë lojtarët e tij me ndryshimet e shumta.

“Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin e “playmaker-it”, luajtën Jorginho dhe Fagioli, por asnjë nga të dy nuk ka karakteristikat e Lobotkës që Spalletti përdorte te Napoli. Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Xhaka bënte çfarë të donte në mesfushë, Fagioli as nuk i afrohej.

Kam ndjesinë se në ndeshjen ndaj Spanjës, Spalletti nuk mendoi si trajner i kombëtares, por u soll si trajner i një klubi. Ajo që dua të them është se mu duk sikur ai nuk mendoj shumë, ka menduar se kjo është skuadra që kam dhe të shohim nëse përballemi dot me Spanjën. Zgjodhi një mbrojtje me katër kundër anësorëve më të fortë të këtij Europiani. Në fund të ndeshjes, të gjithë e pamë se cili ishte më i miri”, u shpreh Capello.