Pavarësisht se po përballet me 4 procese gjyqësore penale si asnjë president tjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duket në pozitat më të forta për në rrugën e kthimit në Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e këtij viti, pas 4 vitesh shkëputje nga presidenca.
Këtë e pohon edhe një CNN, një prej mediave amerikane më kritike ndaj tij. Bazuar në sondazhet më të fundit të mbështetjes ndaj kandidatëve në secilin shtet federal, CNN përllogarit që Trump të marrë 272 delegatë në kolegjin zgjedhor, 2 më shumë mbi kufirin e nevojshëm për t’u zgjedhur president.
CNN madje komenton se Biden e ka të vështirë të mbledhë sërish shumicën e votave në kolegj, që e bëri president në 2020-ën.
Trump mund të marrë edhe më shumë, pasi me mëdyshje janë 4 shtete federale, Arizona, Nebraska, Pensilvania dhe Uiskonsin, të cilat kanë në total 45 vota elektorale. Sipas kodit zgjedhor amerikan, votat popullore përkthehen në 538 delegatë në kolegj, ku çdo shtet ka një numër të caktuar. Në shumicën dërrmuese të tyre, kandidati që siguron më shumë votave merr të gjithë delegatët e atij shteti.