Shkup, 28 tetor 2025 – Qendra për Hulumtime Politike dhe Komunikim (CRPC) ka realizuar një anketë me 1.155 të anketuar gjatë periudhës 20–25 tetor 2025, duke përfshirë tërë territorin e vendit, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Anketa është zhvilluar ballë për ballë, duke respektuar përbërjen etnike, shpërndarjen gjeografike, moshën, arsimimin dhe gjininë e të anketuarve.
Besimi qytetar në institucionet shtetërore
A keni besim në institucionet shtetërore?
27,2% kanë besim
38,5% nuk kanë besim
12% nuk e dinë
22,3% refuzuan të përgjigjen
Këto shifra tregojnë një pakënaqësi të thellë dhe nevojën për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet.
Pjesëmarrja në zgjedhje, mobilizim i lartë, por pasiguri
A do të dilni për të votuar në rundin e dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor?
Shumë të sigurt: 65,9%
Nuk do të votoj: 3,5%
Nuk e di / nuk jam i sigurt: 3,9%
Refuzon të përgjigjet: 26,7%
Megjithëse niveli i mobilizimit është i lartë, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve mbeten të pasigurt, gjë që mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar.
Fushatat politike, partitë shqiptare në qendër
Cila parti politike ka zhvilluar më mirë fushatën zgjedhore?
Sipas anketës, VMRO-DPMNE perceptohet si partia që ka zhvilluar më mirë fushatën zgjedhore me 26% të përgjigjeve, ndërsa AKI dhe VLEN ndjekin me përqindje të ngjashme, përkatësisht 16,3% dhe 15,5%. LSDM dhe Levica renditen më poshtë me 7,8% dhe 4,1%. Një pjesë e madhe, 30,3%, nuk kanë një opinion të qartë mbi këtë çështje, duke treguar se perceptimi për fushatat mbetet i paqartë për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve.
Kryetar i qytetit të Shkupit – përparësi e qartë për VMRO
Për cilin nga kandidatët për kryetar të Qytetit të Shkupit do të votonit më 2 nëntor 2025?
Orce Gjorgjievski (VMRO-DPMNE): 59,7%
Amar Mecinoviq (Levica): 18,6%

Dallimi është i qartë, duke konfirmuar dominimin e VMRO-DPMNE në kryeqytet.
Zgjedhjet parlamentare – sfidë për partitë shqiptare
Në pyetjen hipotetike se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, rezultatet janë si më poshtë:
VLEN: 9,7%
AKI: 9,15%
Levica: 7,3%
VMRO-DPMNE: 27,25%
LSDM: 11,35%
Parti tjetër: 35,25%

Edhe pse VLEN mbetet partia më e fuqishme shqiptare, mbështetja e saj është më e ulët se ajo e bllokut maqedonas, duke treguar nevojën për strategji më të fortë dhe mobilizim më të madh në terren.
Përfundim
Anketa e CRPC tregon se VLEN vazhdon të jetë forca kryesore shqiptare, por partitë shqiptare përballen me sfida serioze për të ruajtur ndikimin dhe për të rritur mbështetjen mes votuesve. Një pjesë e madhe e qytetarëve mbeten të paqartë, duke hapur mundësi për ndryshime para zgjedhjeve.
Për të parë anketën e plotë edhe për komunat e tjera, kliko KETU.





