E martë, 1 Prill, 2025

Dalin detaje të reja mbi lëvizjet e Faton Hajrizit në Serbi, ja sa kohë iu desh për të mbërritur te vendi ku u vra

Date:

Mediat serbe, kanë publikuar detaje të reja mbi lëvzjet e Faton Hajrizit nëpër Serbi.

Sipas “Blic”, Hajrizit i janë dashur 2 orë e 44 minuta për të mbërritur nga vendi ky dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, te streha ku u vra, përcjell Bota sot.

“Faton Hajrizi, pasi vrau policin Nikolla Krsmanoviq (34) dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliq (50), iku dhe u fsheh në një fabrikë të braktisur 11.4 kilometra larg vendit të krimit, ku u zbulua dhe u vra pasi hapi zjarr ndaj policisë.

Iu deshën 2 orë e 44 minuta për të arritur në vendin e fshehjes, ku u fsheh deri në mëngjes, kur u nis gjoja për të kërkuar një rrugë shpëtimi”, shkruan media serbe.

Për rastin, ka rrëfyer edhe një banore.

“Djali im vuri re diçka që po ndodhte mbrëmë. Qentë lehnin, por ai nuk qëlloi. Ndoshta që të mos e dëgjonin. Ai e pyeti kunatin tim se si mund të shkonte në banjë. Nuk dinte serbisht. Kuptuam vetëm “faleminderit” dhe “Mali i Zi”. Më vonë e kuptuam se çfarë po na kërkonte. Mbi krahun e tij kishte veshur një xhaketë lëkure. Ai ndoshta kishte një armë në atë dorë. Ai po shkonte tatëpjetë, në drejtim të vendit ku sulmoi policinë dhe ku u qëllua” – ka thënë ajo.

“Hajrizi ka qenë duke vrapuar nëpër rrugë kur ka ardhur një veturë e policisë dhe ka qëlluar në të. Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i shpejtë i policëve që ishin në patrullë”.

“Më pas polici e plagosi dhe Hajrizi filloi të çalojë. Ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt” – thotë një burim i “Blic” me njohuri për hetimet. Siç mësohet, ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtëna në drejtim të policëve serbë./Botasot

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin...

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...