8 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDauti: Edhe pak ditë na ndajnë nga çlirimi i komunave

Dauti: Edhe pak ditë na ndajnë nga çlirimi i komunave

 
Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se VLEN po çliron komunatduke aluduar për komunat që qeverisen nga BDI si streha e fundit për ta. Sipas, Dautit, kudo që shkon VLEN vërehetenergji e ndryshimit dhe në këto zgjedhje përfundimishtndryshimi do të ndodhë edhe në pushtetin lokal. 
 
„Shqiptarët ia kanë marrë dorën ndryshimit! Aty ku dikurmbizotëronte apatia sot frymon shpresa dhe vendosmëria e dominon energjia. Siç shkaktuam tërmet në pushtetinqendror duke përmbysur të vjetrën, tani po vjen radha e komunave si streha e fundit për keqpërdëruesit, të cillëtkishin harruar se kujt duhet t’i shërbejnë.
Kudo që shkojmë, nevoja për ndryshim po jehon sikushtrim. Në çdo qytet e fshat, në çdo lagje e institucionlokal, qytetarët po kërkojnë çlirimin e komunave nga duarte uzurpimit. Ka ardhur koha që komunat shqiptare tëmarrin frymë lirë, të bëhen sërish pronë e qytetarëve, jopronë e klaneve interesave apo partive që me vulëamerikane janë non-grata“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti. 
 
Ai tutje ka shtuar që VLEN-i ka dëshmuar rezultate tëprekshme për vetëm një vit e gjysmë qeverisje. Në këtëdrejtim, Dauti përmend konkretisht punët që ka bërëVLEN-i, që sipas tij me të njëjtin ritëm do të vazhdojnëedhe në pushtetin lokal. 
 
„VLEN gjatë periudhës së qeverisjes ka arritur rezultate tëprekshme në shumë fusha, duke vendosur standarde të rejapër përfaqësim, transparencë dhe integritet. Është miratuarLigji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, janë bërëpunësime meritore në institucione publike, është fuqizuarpërdorimi i gjuhës shqipe dhe është zgjidhur statusi i Medresesë “Isa Beu”, si simbol i trashëgimisë arsimore efetare si dhe kuptohet për herë të parë pas kaq vitevefuqizohen komunat shqiptare me buxhet të lartë, gjë qëmundëson që të sigurohen mjete të cilat do të shërbejnë përnxitjen e zhvillimit lokal dhe përmirësimin e kushteve tëjetesës së qytetarëve në komunat shqipare. Për herë të parë, shqiptarët kanë përfaqësim real në vendimmarrje, ndërsaadministrata e drejtuar nga VLEN është bërë shembull i profesionalizmit dhe efikasitetit.Në të njëjtën kohë, siVLEN kemi dëshmuar se qeverisja pa korrupsion është e mundur, duke mbajtur zero afera korruptive për më shumëse një vit e gjysmë. Është forcuar transparenca financiare, janë zbatuar reforma për llogaridhënie dhe ështëpërmirësuar imazhi i institucioneve shqiptare. Me një qasjeunifikuese dhe vizion zhvillimor, kemi avancuar pozitënpolitike dhe ekonomike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar se përfaqësimi dinjitoz dhe efikasështë rruga drejt barazisë dhe progresit.
“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti. 
 
 
 

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments