Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, në profilin e tij personal ka shprehur një opinion që ndërlidhet me aktualitetin politik. Sipas Dautit etshmëria e BDI-së për tu rikthyer në pushtet është e tmerrshme. Dauti tutje ironizon me BDI-në duke e cilësuar si parti me solar që ka ngelur pa rreze dielli duke aluduar në pushtet.
„BDI është shndërruar në një fenomen politik që kuptohet vetëm përmes një metafore të thjeshtë “parti me solar”. Për më shumë se dy dekada në pushtet, BDI funksionoi si një panel diellor që grumbullonte energji, jo nga brenda vetes as nga baza apo anëtarësia por nga pushteti. Sa kohë që kishte rreze dielli, kjo parti shkëlqente, fryhej me energji të huaj dhe dukej sikur ishte e pathyeshme. Por sapo humbi pushtetin, kur burimi i energjisë iu ndërpre, BDI mbeti pa bateri, pa funksion, pa energji të vetën. Ky është dallimi mes partive që jetojnë nga ideja dhe partive që mbijetojnë nga privilegji“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.
Ai tutje ka shtuar që BDI për herë të parë po hynë në garë pa qenë në pushtet prandaj këtë e sheh si epërsi ndaj VLEN-it, dhe sipas tij kjo vjeshtë do të jetë koha kur do t’i jepet fund epokës së BDI-së.
„Për një muaj fushatë duhet ta theksojmë tre herë në ditë se për herë të parë në historinë e saj, BDI po hyn në zgjedhje pa pushtet. Dhe kjo nuk është thjesht sfidë elektorale, është dënim politik. Për keqardhje është gjendja në të cilën janë katandisur, si të tërbuar veprojnë për tu kthyer në pushtet. Pra, 22 vite nuk u mjaftuan për keqqeverisje kërkojnë akoma më shumë, që i ngjanë misionarëve besnik për të shkatërruar popullin e pafajshëm shqiptarë deri në palcë. Mos të harrojmë në vjeshtë nuk ka diell. Në vjeshtë ka shi. Për BDI-në ky shi nuk do të jetë freskim, por shi i rrëmbyeshëm që do të shënojë fundin e një epoke të gjatë abuzimesh dhe maltretimesh për shqiptarët!“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.