8 C
Tetovo
E enjte, 16 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDauti jep lajmin e radhës, Tabanoca që tani e tutje frymon shqip!

Dauti jep lajmin e radhës, Tabanoca që tani e tutje frymon shqip!

spot_img

Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetin e tij social, që edhe tabela në pikën kufitare të Tabanoces do të frymojë edhe në shqip.
“Pas tabelave në Bellanoc, Qafë Thanë dhe Bllacë, tashmë edhe pika kufitare e Tabanocit e ka marrë pamjen e duhur me tabelën në gjuhën shqipe në vendin që i takon.

Për shumë vite, edhe në këtë hyrje e dalje të rëndësishme të vendit tonë, shqipja mungonte padrejtësisht. Në një tokë ku çdo ditë kalojnë mijëra qytetarë shqiptarë, mungesa e gjuhës sonë në tabelën zyrtare ishte më shumë se një harresë ishte shenjë e pakujdesisë, mungesës së interesit për të bërë punë të duhura dhe obligative. Ne nuk bëjmë punë të mëdha, ne bëjmë punën tonë atë që na takon, atë për të cilën na kanë besuar qytetarët tanë. Besimi i tyre është amaneti ynë, puna jonë është shpërblim këtij besimi. Vazhdojmë tutje!“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.

Ai tutje ka shtuar që këtë padrejtësi e kanë zgjidhur me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Në këtë drejtim, Dauti thotë se ka ardhur epoka e dinjitetit dhe barazisë.

“Ata që për vite të tëra e panë këtë padrejtësi dhe zgjodhën të heshtin, e humbën rastin për të bërë atë që ishte detyrim ligjor dhe moral. Ne, në vend të fjalëve, po bëjmë vepra konkrete. Sot, në Tabanocë, shqipja qëndron aty ku i takon në tabelë, në institucion, në zemrën e çdo shqiptari.
Nuk është thjesht një tabelë, por një hap drejt respektit të ndërsjellë dhe epokës së dinjitetit gjuhësor“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments