Në daljen e vendkalimit kufitar Tabanoc, kemi parandaluar një kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike. Janë sekuestruar 130 kg marihuanë dhe ndaj një shtetasi serb është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.
Kjo është edhe një dëshmi tjetër për rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të punës operative doganore. Vazhdojmë me kontrolle të shtuara që japin rezultate!






 
            

 
                                    

