Kanë vazhduar negociatat për formimin e qeverisë së re edhe gjatë kësaj jave mes VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN por që akoma po mungon finalizimi i marrëveshjes.
Burime në palët koalicionuese bëjnë me dije se një nga çështjet që po e zvarrit finalizimin e marrëveshjes është çështja e decentralizimit të pushteti, një çështje që me ngulm po kërkohet nga përfaqësuesit e VLEN në bisedime.
Dallimi zhvillimor dhe ekonomik mes regjioneve të priviligjuara nga qeveritë e kaluara dhe regjioneve me shumicë shqiptare është rritur në hapa galopant si pasoj e mungesës së decentralizimit fiskal, gjë e cila edhe pse është premtuar nga qeveria shqiptare në pushtet ajo kurr nuk është realizuar.
Kujtojmë që çështja e decentralizimit ka qenë një nga zotimet edhe në program të koalicionit VLEN gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.