Në seancën e sotshme me numër 157, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi konkluzionin për përfundimin zyrtar të Zgjedhjeve Lokale 2025.
Anëtari i KSHZ-së, Abdush Demiri, njoftoi se me këtë vendim mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor, duke përmbyllur të gjitha procedurat ligjore dhe administrative që lidhen me këtë cikël zgjedhor.
“Në seancën e sotshme nr.157 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, miratoi konkluzionin për përfundimin e Zgjedhjeve Lokale 2025”, ka shkruar Demiri.

