Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike ndaj ish-ministrit të Kulturës Hysni Ismaili për shkak të punës së pandërgjegjshme në shërbim. Sipas raportit, Ismaili më 24 korrik të vitit 2020 ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme për shkak se ka nënshkruar aktvendime dhe ka lidhur kontrata me persona juridikë dhe fizikë për financimin e projekteve në vlerë totale prej gjysmë milioni euro, megjithëse ka qenë i vetëdijshëm se me rishikimin e buxhetit nga ana e Qeverisë më 15 maj të vitit të njëjtë, mungojnë mjete financiare për detyrimet aktuale të ndërmarra tashmë në lidhje me tenderët vjetorë për financimin e projekteve. Me këtë i pandehuri i ka shkaktuar dëm buxhetit të Ministrisë së Kulturës prej mbi 31 milionë denarë ose gjysmë milioni euro. Husni Ismaili nga radhët e Alternativës postin e ministrit të Kulturës e ka mbajtur për një periudhë një vjeçare. /Alsat.mk