Komisioni Parlamentar i Zgjedhjeve dhe Emërimeve është i pari që ka nisur punën këtë vit. Siç shihet në ueb faqen e Kuvendit, kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkoski, seancën e ka caktuar për nesër në mesditë. Deputetët në seancën e komisionit do të diskutojnë për përcaktimin e propozim-vendimit për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Më pas deputetët do të duhet të shqyrtojnë një kërkesë për pagë pas përfundimit të detyrës së anëtarit të Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës, drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të presidenti për shtetin, transmeton Portalb.mk.

Seanca e parë plenare është caktuar për më 10 janar, ndërsa në të njëjtën ditë duhet të mbahet edhe seanca konstituive e Klubit të deputetëve në këtë përbërje të Kuvendit.

Në seancë plenare deputetët do të shqyrtojnë pesë interpelancat që u dorëzuan muajin e kaluar nga grupi parlamentar i “Frontit Evropian”.

Së pari, interpelanca për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, për të cilën “Fronti Evropian” tha se është bërë për shkak se është përgjegjës për keqmenaxhimin e situatave që ndodhin në vend, përfshirë marrëdhëniet ndëretnike.

Interpelanca e dytë është ajo për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, e cila është dorëzuar për shkak të mosveprimit dhe mosdeklarimit të tij në lidhje me ngjarjet në Kumanovë, kur disa automjete dhe një dyqan që u përkasin shqiptarëve u dogjën. Stoilkovi1, në cilësinë e tij si zëvendëskryeministër dhe ministër i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, nuk arriti të respektojë dhe zbatojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Më 10 janar do të shqyrtohen edhe interpelancat për ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni.

Në sqarimin e dhënë nga “Fronti Evropian” për këto interpelanca, thuhet se në ditën e festës së flamurit shqiptar, ata si persona përgjegjës kanë urdhëruar policinë që të ndërhyjë në mënyrë të paprecedentë dhe të pajustifikuar, duke penguar manifestim tradicional të shqiptarëve.

Interpelanca e fundit është ajo për kryetaren e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, të cilën e parashtruan deputetët e së Majtës, e cila është për shkak të bllokimit të ligjit për “Branitellat”.

Në sqarimin nga e Majta, thuhet se pasi u votua nevoja e miratimit të këtij ligji, Dauti nuk e futi në rendin e ditës së Komisionit brenda 24 orëve këtë pikë dhe këtë nuk e bëri as pasi u mblodhën nënshkrimet nga deputetët për ta bërë këtë dhe se në çdo seancë të Komisionit, ajo refuzon të vendosë në rend dite ligjin për “Branitellat”.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin e fundit me gazetarë në fund të dhjetorit, tha se interpelancat do të futen në rend dite sipas Rregullores së Punës, nëse do të ketë përgjigje do të vihen si vinë përgjigjet nëse jo, do të jenë ashtu siç vijnë.

“Ne do të punojmë sipas Rregullores së Punës. Çdo interpelancë diskutohet gjithë ditën, në fakt sa të paraqitur janë për të folur. Seanca mund të zgjasë, por deri në fund të ditës duhet votuar pas interpelancës specifike. Çdo interpelancë diskutohet për një ditë dhe në fund votohet ndaras për secilën”, tha Gashi.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) opozitare pas interpelancave tha se nuk do të japin mbështetje, duke vlerësuar se në këtë moment nuk paraqesin zgjidhje të krizës dhe mund të nënkuptojnë ndarje të reja në baza etnike.