8 C
Tetovo
E enjte, 5 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDeputetët votuan Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Tokën Ndërtimore – çfarë...

Deputetët votuan Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Tokën Ndërtimore – çfarë rëndësie kanë ato për qytetarët

Me propozim të Ministrisë së Transportit, deputetët në Kuvend sot miratuan ndryshimet në Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Tokë Ndërtimore.

Me ndryshimet në këto dy ligje thelbësore synojmë të nxisim zhvillimin ekonomik të shtetit dhe të komunave, të mundësojmë shërbime më cilësore për qytetarët dhe përdorim më racional të të mirave publike.
Me ndryshimet në Ligjin për Tokë Ndërtimore, për herë të parë mundësohet një pasqyrë e qartë mbi të gjithë infrastrukturën lineare në shtet (kabllo optike, rrjet telekomunikues, sisteme të ujësjellësit dhe kanalizimit, rrjete të gazit, naftësjellës etj.).
Kjo nënkupton vendosjen përfundimtare të rendit në infrastrukturën lineare nëntokësore, duke mundësuar regjistrimin e saj në evidencën e Kadastrës së ndërtimeve infrastrukturore në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive.

Më tej, me ndryshimet në këtë ligj u mundësohet komunave të disponojnë me tokën ndërtimore të paraparë me plan urbanistik për zonat teknologjike-industriale, me qëllim që komunat të kenë zhvillim ekonomik dhe kompanitë vendore ta kenë më të lehtë realizimin e planeve të tyre investuese.
Me këto ndryshime stimulojmë zhvillim shtesë ekonomik në territorin e shtetit.
Po ashtu, me ndryshimet është bërë harmonizimi i Ligjit për Tokë Ndërtimore me Ligjin për Planifikim Urbanistik.
Sa i përket Ligjit për Ndërtim, përmirësohen kushtet për rregullimin e statusit pronësor-juridik të stacioneve bazë të kompanive telekomunikuese, duke stimuluar drejtpërdrejt shërbime më cilësore dhe më efikase të telekomunikacionit për qytetarët.

Gjithashtu, me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Ndërtim krijohet një qasje më profesionale dhe rritet niveli i cilësisë për kontrollin teknik të ndërtesave të kategorisë së parë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments