8 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDeputetja Beqiri: BDI u hesht kur rriheshin shqiptarët, por bëhet e zëshme...

Deputetja Beqiri: BDI u hesht kur rriheshin shqiptarët, por bëhet e zëshme për karriget dhe tenderët

Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së deputetëve të BDI-së në Parlament, duke i akuzuar për hipokrizi dhe mungesë të guximit moral në çështje që prekin interesin e shqiptarëve.

Në një postim në Facebook, Beqiri ka kujtuar një sërë ngjarjesh tragjike dhe të dhimbshme për shqiptarët, duke ngritur pyetjen se ku ishte zëri i BDI-së në ato momente vendimtare. “A i patë ndonjëherë këto kukulla të BDI-së të bllokojnë foltoren e Parlamentit kur rriheshin dhe zvarriteshin motrat tona për rastin Monstra? Kur digjeshin pronat e shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov? Apo kur nxënësit shqiptarë rriheshin nga persona me maska nëpër autobusët e qytetit?”, shkruan Beqiri.

Ajo shton se BDI nuk reagoi as kur shqiptarët e pafajshëm u burgosën në rastet Alfa e Sopoti, ndërkohë që sot deputetët e saj “trimërohen vetëm kur mbrojnë pazaret dhe milionat e klanit të tyre”.

Beqiri e mbyll reagimin me një thirrje drejtuar qytetarëve. “BDI është turpi i shqiptarëve, që ul kokën kur duhet me fol dhe leh kur i duhet të ruaj karriget e veta. Këta janë ushtarë të tenderëve, jo të shqiptarëve. Mos e harroni këtë shfaqje tragjikomike kur t’ju lypin prapë votën në zgjedhjet e radhës!”, ka shkruar Beqiri.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments