8 C
Tetovo
E enjte, 15 Janar, 2026
BallinaLajmeDeputetja e VLEN, Valbona Adili Emini përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Ayder...

Deputetja e VLEN, Valbona Adili Emini përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Ayder Energy Forum në Turqi

Deputetja e VLEN, Valbona Adili Emini, po merr pjesë në Ayder Energy Forum, një forum i rëndësishëm ndërkombëtar që po mbahet në Rize të Turqisë, ku po diskutohen çështje kyçe që lidhen me energjinë, sigurinë, diplomacinë dhe zhvillimet strategjike energjetike.

Forumi, i organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë si dhe institucioneve lokale në Rize, ka mbledhur ekspertë, udhëheqës politikë dhe përfaqësues qeveritarë nga shumë vende, me fokus në sfidat globale të energjisë, politikat e qëndrueshme dhe bashkëpunimin rajonal për një të ardhme më të sigurt energjetike.

Si anëtare e Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, deputetja e VLEN, Valbona Adili Emini, theksoi rëndësinë e dialogut ndërkombëtar për bashkëpunim, inovacion dhe zgjidhje praktike në sektorin e energjisë, duke vënë theks të veçantë në sigurinë energjetike, energjinë e ripërtëritshme dhe stabilitetin strategjik.

Gjatë diskutimeve, ajo nënvizoi rëndësinë e energjisë së pastër, strategjive globale të sigurisë energjetike dhe përdorimit të teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale, si mjete kyçe për forcimin e sistemeve energjetike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve tona.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments