8 C
Tetovo
E premte, 19 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDeputetja Mimoza Musa përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në takimin e parlamentarëve të...

Deputetja Mimoza Musa përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në takimin e parlamentarëve të rinj të OSBE-së në Qipro

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mimoza Musa, mori pjesë në Takimin e Rrjetit të Parlamentarëve të Rinj të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili u mbajt nga 17 deri më 19 shtator 2025 në Nikozia dhe Ayia Napa, Qipro.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ndërparlamentare, Musa ishte pjesë e delegacionit të  Maqedonisë së bashku me shefen e delegacionit, Monika Zajkova dhe deputetin Boban Karapejovski.

Takimi përfshiu dy sesione pune me tema aktuale për gjeneratat e reja:

“10 vjet nga Rezoluta 2250 e OKB-së për rininë, paqen dhe sigurinë”

“Strehimi i përballueshëm për të rinjtë në rajonin e OSBE-së”

Në sesionin e dytë, deputetja Musa mbajti një fjalim ku theksoi sfidat me të cilat përballen të rinjtë në rajonin tonë për sigurimin e banimit, duke vënë në dukje ndikimin negativ të kostove të larta në pavarësinë dhe zhvillimin e tyre social. Ajo prezantoi përvojën e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e banesave sociale në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe kërkoi mbështetje më të madhe nga fondet evropiane për vendet që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Qipro, delegacioni zhvilloi edhe takime të rëndësishme me kryetaren e Parlamentit të Qipros, Anita Demetriou, si dhe me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale në disa qytete.

Deputetja Musa theksoi se ky forum shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira mes parlamentarëve të rinj nga vendet e OSBE-së, duke nënvizuar rolin gjithnjë e më të madh të të rinjve në politikë dhe në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme./fol.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments