Përpjekjet e BDI-së për të organizuar një protestë masive para Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin se po mbrojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duket se po hasin në dështim. Edhe pse kanë ngritur tenda dhe kanë tentuar të krijojnë një atmosferë rezistence, pjesëmarrja është shumë e ulët dhe përkrahja qytetare pothuajse mungon.

Shumë qytetarë e shohin këtë protestë si një akt të dëshpëruar të një partie që kërkon të shmangë përgjegjësinë për aferat korruptive dhe keqpërdorimet ndër vite. Kritikat janë shtuar ndaj BDI-së, me akuzat se kjo protestë nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen e gjuhës shqipe, por është një përpjekje për të ruajtur interesat personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia.

Pavarësisht tentativave për ta paraqitur këtë si një çështje kombëtare, qytetarët duket se janë të lodhur nga përdorimi i temave të ndjeshme për përfitime politike. Shqiptarët vlerësojnë se i mbron Kushtetuta pasi që janë autokton dhe shtetformues, dhe se nuk ka nevojë për spektakle të tilla politike.

Protesta e sotme është një dëshmi e humbjes së besimit të qytetarëve te BDI, ndërsa zëri i përgjegjësisë dhe drejtësisë po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm.