8 C
Tetovo
E premte, 23 Maj, 2025
BallinaLajmeRajoniDështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Ka dështuar edhe përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë sërish vetëm 57 vota në kandidaturën për kryeparlamentare. Seanca do të shkojë në përpjekjen e gjashtë për të konstituar Kuvendin. Ajo do të mbahet të premten. Gjithçka që ndodh rreth kësaj seance, mund ta përcillni këtu.

Murati: Opozita është totalisht e painteresuar për zhbllokim

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, njëherit ministër në detyrë, ka deklaruar se partitë e tjera janë totalisht të painteresuara për të tejkaluar bllokadën në Kuvend.

Ai ka thënë para mediave se këto parti nuk duan të konstituohet Kuvendit, derisa shtoi se “të gjithë po pajtohemi që Qeveria duhet të formohet nga shumica parlamentare”.

“Deputetët dështuan të konstituojnë Kuvendin. Ka disa kundërthënie e paradokse me sjelljet e deputetëve të opozitës…Kjo është sjellja e opozitës, totalisht e painteresuar që të zhbllokojë procesin, s’duan të mundësojnë konstituimin e Kuvendit…Për faktin që kemi kryetar e nënkryetarët e Kuvendit, kjo nënkupton se kemi të bëjmë me pluralizëm politik. Po shohim kush po e bllokon, se po dalin të pavërteta me pretendime të mëhershme se Vetëvendosje do të refuzojë të propozojë kandidatin. Po shohim se opozita po bllokon duke mos votuar”, ka shtuar Murati.

Ai ka potencuar se kandidati i VV-së për kryetare të Kuvendit mbetet Albulena Haxhiu “si deputetja më e votuar në legjislaturën aktuale”.

Murati e quajti paradoks qasjen e LDK-së, që tha se para seancës nuk morën pjesë në takimin konsultativ, e pas seancës “kërkuan bashkëpunim për dalje nga bllokada”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments