Digjet bageri që rrënoi një trafikë dje në Mitrovicë, kryetari reagon ashpër: Nuk po rrënon bageri, po rrënon Faton Peci
Mbrëmë, gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një mekanizëm/bager.
Kryetari Faton Peci ka dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si makabër dhe qyqar. Ai e ka konsideruar këtë veprim si një kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë një qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.
Peci ka theksuar se ata që me akte të tilla kriminale dhe kërcënuese mendojnë se mund ta frikësojnë, janë gabim. Lufta e tij ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit dhe parregullësisë nuk do të ndalet.
Ai po ashtu i ka bërë thirrje organeve të rendit që të intensifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit. Peci ka siguruar se paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë në Mitrovicë, as në jug dhe as në veri.

