Një automjet motorik ngarkues është përfshirë nga zjarri në Tetovë.
Ngjarja ka ndodhur më 29.03.2026 rreth orës 04:25 në rrugën “Kiro Ristoski Drnc”.
“Automjeti ka qenë i parkuar për një kohë të gjatë dhe nuk ka persona të lënduar”, njoftojnë autoritetet për Tetovasot.
Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, ndërsa policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes, shkruan Tetovasot.

