Kompania e Jordan Mijalkov, “Best Way Investment”, është pronari i ri i tre banesave dhe një garazhi në Vodno, të konfiskuara nga babai i tij, ish-drejtori i UBK-së, Sasho Mijalkov, në rastin “Imperia”, transmeton lideri.mk.
Kjo pronë është shitur në muajin nëntor në një ankand publik përmes Agjencisë së Menaxhimit të Pronave të Sekuestruara, transmeton portali lideri.mk, nga ku kanë mbajtur një konferencë për shtyp para shitjes, ku janë ankuar se janë kërcënuar nga pronarët e pronës gjatë tentativave për shitje.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara, të cilat janë kërkuar nga BIRN, dy banesat elitare në rrugën Slavejko Arsov prej 73 metrash katrorë janë shitur për 102.000 euro, ajo prej 78 metra katrorë për 107.000 euro, ndërsa për garazhin prej tridhjetë metrash katrorë, kompania e Mijalkovit ka paguar 20 mijë euro.
Ky çmim, i cili u arrit në ankandin publik, është vetëm disa qindra euro më i lartë se ai që ishte vlerësuar fillimisht nga Byroja e Ekspertizës Mjeko-Ligjore. Ndërrimi i pronësisë tashmë është bërë në Kadastër./Lideri