Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në Pikën kufitare Deve Bair janë konfiskuar veshmbathje të brenduara në vlerë të gati 20 milionë denarëve, përcjell TV21. Ngarkesa po vinte nga Turqia, ndërsa si destinacion përfundimtar kishte Bosnje dhe Hercegovinën.
“Pothuajse 2 mijë copë rroba të brenduara, këpucë dhe çanta femrash me firmën e Louis Vuitton, Dior, Montclair, Gucci, Versace, Burberry, Michael Kors dhe markave të tjera të famshme të modës janë sekuestruar nga një ekip mobil i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve, pas kontrolleve në një automjeti mallrash që ishte i regjistruar për transit në vendkalimin kufitar Deve Bair. Ngarkesa vinte nga Turqia dhe është dashur të transportohet në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas vlerësimit, nëse këto produkte shiten si origjinale, vlera e tyre totale në treg do të ishte 19,9 milionë denarë”, thonë nga Drejtoria e Doganave./tv21.tv