Gjatë javës së kaluar, Drejtoria e Doganave ka zbuluar tentativa të shumta për të kontrabanduar mallra të ndryshme, ku janë sekuestruar monedha floriri, ilaçe, kamera, pjesë celulare, pjesë automjetesh, si dhe pajisje për artet marciale.

Shtetasit e huaj janë kapur duke tentuar të kontrabandojnë arin përmes pikës kufitare Tabanoc.

“Gjatë kontrollit të veturës, në çantën e pasagjerit janë zbuluar 5 monedha floriri në vlerë prej gjysmë milioni denarë”, njoftuan nga Dogana.

Në aeroportin e Shkupit është parandaluar kontrabanda e 1200 tabletave “Plaquenil”, të cilat përdoren për trajtimin e personave me sëmundje autoimune.

Kamera profesionale dhe pajisje fotografike janë gjetur gjatë kontrollit të një veture që po hynte në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Celularë dhe 74 pjesë për celularë me vlerë të përgjithshme prej 204 mijë denarë janë gjetur në pjesën e gomës rezervë të një veture të regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar “Bllacë”.

Pajisje për sporte luftarake janë gjetur gjatë kontrollit të një kamioni në vendkalimin kufitar Tabanoc.