Në përbërjen e re qeveritare pritet të ndodhin ndryshime pas lëvizjes së Izet Mexhitit në krye të komunës së Çairit dhe në vend të tij të ulet deputeti aktual Bekim Sali i cili pritet të ulet në postin e zëvendës kryeministrit të parë, derisa vendin vakant të tij në parlament pritet ta zë Zeqirja Tairi, i cili është në rradhë i 4 në listën e koalicionit VLEN nga ASH-ja e Arben Fetait
Tairi, me profesion mjek, ishte kandidat për deputet në listën zgjedhore të partisë dhe konsiderohet si një figurë e angazhuar në çështjet shëndetësore dhe sociale.
Me hyrjen e tij në Kuvend, pritet të sjellë përvojë dhe vizion profesional në fushën e politikave publike për shëndetësi dhe mirëqenie.
Emërimi i Bekim Salit si zëvendëskryeministër vjen si pjesë e riorganizimit të kabinetit qeveritar, me qëllim forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimin e reformave në sektorët kyç.
Ky ndryshim pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim, pas procedurave formale në Kuvend dhe Qeveri.

