Sot u realizua një takim zyrtar me Kryeshefin e SPB Tetovë, z. Rijat Ali, gjatë të cilit u trajtuan çështje dhe aktivitete që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin institucional dhe mbarëvajtjen e punës së Parkut Kombëtar Mali Sharr.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi institucional, me theks të veçantë në forcimin e koordinimit ndërinstitucional, zbatimin konsekuent të legjislacionit në fuqi, si dhe avancimin e mekanizmave për mbrojtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e vlerave natyrore të parkut.
Gjatë takimit u riafirmua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve kompetente, si parakusht thelbësor për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin e qëndrueshëm dhe efikas të Parkut Kombëtar Mali Sharr.

