Drejtori i Reprezentacionit A të Maqedonisë së Veriut, Deni Masev ka dhënë dorëheqjen. Në arsyet të cilat i ka adresuar përmenden me emër personal kryetari i FFM-së, Muhumaed Sejdini dhe nënkryetari Rakixhiev, shkruan Alsat.
Sipas tij, Sejdini e ka privatizuar FFM-në për interesa personale.
“Më vjen keq për ekipin dhe futbollistët, por ndonjëherë duhet flasim hapur pavarësisht nëse kjo nxit reagime negative. Ka një kohë të gjatë që Federata është privatizuar. Interesi është i pranishëm tek dy njerëzit e parë të federatës, kryetari Sejdini dhe zëvendësi i tij Rakixhiev. Bordi drejtues ka njerëz të mirë, por nuk janë në dijeni për punët që shkojnë në interes të Sejdinit dhe Rakixhievit”, thuhet nw Dorëheqja e Deni Masev nga pozita e drejtorit të Reprezentacionit A.
Masev në letrën e tij të dorëheqjes ka përmendur edhe skandalet që sipas tij do t’i publikon dhe është i gatshëm t’i argumenton pas dy ndeshjeve të rëndësishmë që do t’i ketë reprezentacioni i Maqedonisë. Ai madje ka theksuar edhe angazhimet e tij për sigurimin e sponsorëve dhe fondeve në të mirë të federatës, por që sipas tij nuk janë mirëpritur nga Sejdini dhe Rakixhiev.
“Për shkak se futbollistët dhe reprezentacioni kanë para vetës sfida të rëndësishme si ajo me Letoninë dhe Armeninë, për momentin nuk di ti potencoj problemet më të mëdha dhe manipulimet e panumërta në federatë. Por jam i gatshëm që të njëjtat t’i them pas dy dueleve që na presin. Në periudhën që vjen duhet të pastrohen shumat milionëshe të cilat harxhohen për gjithçka por vetëm për futboll jo, nga “Shtëpia e arteve” e deri tek “projektet” infrastrukturore në Veles dhe punësime në federatë”, thuhet tutje nw Dorëheqja e Deni Masev nga pozita e drejtorit të Reprezentacionit A.
Së fundi për shkak të qasjes së Sejdinit nga FFM-ja janë larguar edhe sponsorë të shumtë, ndërsa projektet e UEFA-s që duhej të përfundon sipas planit të paraparë për stadiume ndihmëse në qytete të ndryshme, kanë mbetur pezull.
I fundit ishte rasti me terrenin ndihmës në Veles për të cilin janë dhënë qindra mijë euro, ndërsa terreni është i pashfrytëzueshëm dhe nuk është bërë pranim dorëzimi i tij.
Javën që lamë pas, Video Lotaria Shtetërore Casinos Austria ndërpreu marrëveshjen me FFM-në, ndërsa paraprakisht u shkëput edhe Arena Sport. / Alsat.mk