Në kuadër të angazhimit të tij për rritjen e efikasitetit dhe krijimin e një mjedisi pune më të përshtatshëm për stafin, drejtori Nexhmedin Sadiku ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për modernizimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në Drejtorinë e Rezervave të Naftës.

Përmirësimet përfshijnë:

Ndryshimi i lokacionit dhe marrja e zyrave të reja tek ministria e Energjetikës ofron hapësira më të rehatshme dhe të pajisura me teknologji të avancuar.

Investimin në infrastrukturë për të siguruar mbarëvajtjen e punës dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe palëve të interesuara.

Krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim, duke nxitur një kulturë të punës ekipore dhe inovacionit.

Këto iniciativa janë pjesë e një strategjie afatgjatë për ta bërë Drejtorinë e Rezervave të Naftës një model të menaxhimit efikas dhe një institucion të orientuar drejt rezultateve.

“Ky hap reflekton përkushtimin tonë për të ofruar kushte të mira pune për ekipin dhe për të përmbushur detyrimet tona me profesionalizëm dhe përgjegjësi,” theksoi drejtori Nexhmedin Sadiku.

Ky projekt është një dëshmi e vizionit të drejtuesit dhe përkushtimit të tij për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.