8 C
Tetovo
E premte, 22 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDrejtoria e Doganave: Një vit rezultate konkrete,105 milionë euro më shumë në...

Drejtoria e Doganave: Një vit rezultate konkrete,105 milionë euro më shumë në buxhet, 181 kallëzime penale dhe projekte për integrim në tregun e BE-së

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka publikuar rezultatet e punës për një vit, duke nënvizuar progresin e arritur në disa fusha kyçe. Në ngjarjen “Një vit rezultate”, drejtori Boban Nikollovski prezantoi të dhëna që flasin për rritje të përshpejtuar të të ardhurave dhe forcim të luftës kundër krimit të organizuar.

Sipas të dhënave zyrtare, Drejtoria e Doganave ka arkëtuar 2 miliardë euro gjatë një viti, që përkthehet në 105 milionë euro më shumë në buxhet krahasuar me vitin paraprak. Paralelisht, përmes Sektorit për Kontroll dhe Hetime, janë ngritur 181 kallëzime penale për vepra të ndryshme penale, të cilat janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Në total, janë zbuluar dhe shkatërruar mbi 520 raste të veprimtarive kriminale, ndërsa në planin legjislativ është hartuar Ligji i Ri Doganor. Ndërkohë, janë duke u zbatuar projekte me vlerë të përgjithshme prej 24.4 milionë eurosh, që synojnë përmirësimin e kapaciteteve dhe përgatitjen për integrim të përshpejtuar në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian.

Ngjarja u zhvillua në prani të krerëve të institucioneve shtetërore, përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe organizatave ndërkombëtare. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, të cilët përshëndetën punën e institucionit.

Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sistemit doganor dhe përpjekjet për përmirësimin e tij, drejtori Nikollovski i dorëzoi kryeministrit një plaketë me çmim nderi, në emër të Drejtorisë së Doganave.

 

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments