8 C
Tetovo
E hënë, 1 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDurmishi: Çdo fitore në Tetovë është fitore për gjithë shqiptarët!

Durmishi: Çdo fitore në Tetovë është fitore për gjithë shqiptarët!

Kryetari i shtabit të VLEN-it për Tetovën, Besar Durmishi, e cilësoi Tetovën si “zemrën e ndryshimit politik” që solli frymë të re për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ai kujtoi se para katër vitesh, qyteti i Tetovës ishte i pari që i tha “PO” ndryshimit, dhe më vonë kësaj rruge iu bashkuan edhe komuna të tjera shqiptare.
“Çdo piknisje nga Tetova është fitore për gjithë shqiptarët. Tetova para katër vitesh i hapi derën ndryshimit dhe tregoi se qeverisja me duar të pastra është e mundur. Sot, kemi për detyrë ta mbrojmë këtë fitore dhe ta çojmë në nivel tjetër. Më 19 tetor, festojmë bashkë, me një komunë që i shërben qytetarëve dhe jo interesave të klaneve!”, tha ai.
Durmishi shtoi se Tetova nuk është vetëm një qytet, por një simbol i forcës dhe vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë fund korrupsionit dhe qeverisjes së dështuar.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments