Gjatë një interviste në Alsat, Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi tha se gjatë vitit 2025 janë rritur kontrollet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe ai i Punës ndaj tregtarëve, për të mos lejuara fryrjen e çmimeve në dëm të qytetarëve.
“Gjatë vitit 2025 kemi rritur për 25% kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe shqiptuam gjoba në vlerë prej 2,5 milionë euro për të mbrojtur konsumatorët”, tha Durmishi.
Ai theksoi se janë dënuar edhe 4 zinxhirë të mëdhenj marketesh me gjoba për rritjen e çmimeve në formë jo të drejtë.
Durmishi paralajmëroi se do ta ndryshojnë ligjin me qëllim që gjobat ndaj tregtarëve të rriten për 10-fish, me qëllim që të mos dëmtohen qytetarët.

