8 C
Tetovo
E hënë, 1 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDurmishi: Me Bilall Kasamin, Tetova është në duar të sigurta!

Durmishi: Me Bilall Kasamin, Tetova është në duar të sigurta!

Në një fjalim emocionues para qytetarëve, kryetari i sapozgjedhur i shtabit të VLEN-it për Tetovën, Besar Durmishi, u zotua se do të angazhohet fuqishëm për të ruajtur dhe forcuar fitoren e arritur në këtë qytet. Ai falënderoi liderët e VLEN-it për besimin e dhënë dhe veçanërisht kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, për punën e tij të palodhur.
“Bilall Kasami ka dëshmuar se Tetova mund të udhëhiqet me transparencë, vizion dhe përgjegjësi. Ai është kryetar i të gjithëve, pa dallim partie apo etnie, sepse ka treguar me punë se nuk bën ndasi. Sot Tetova është në duar të sigurta, dhe zhvillimi i saj vazhdon me mbështetjen tuaj, me zërin dhe forcën tuaj!”, tha Durmishi.
Sipas tij, sfida kryesore është që Tetova të mos rikthehet më në duart e atyre që për dekada e mbajtën peng qytetin për interesa klanore, por të vazhdojë të ndërtohet si qytet i mundësive për të gjithë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments