8 C
Tetovo
E premte, 27 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDurmishi: Ne vetëm për një vit kemi bërë më shumë punësime sesa...

Durmishi: Ne vetëm për një vit kemi bërë më shumë punësime sesa BDI në vitin më të mirë të punësimeve për ata

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në intervistë për Natkast tha se qëndron në vijën e njëjtë të bashkëpartiakëve të tij nga VLEN, që këta vetëm brenda këtij viti kanë bërë punësime më shumë se çdo vit tjetër i BDI-së.

“Unë mendoj njëjtë sikurse bashkëpartiakët e mi që BDI ta zgjedh cilin do vit të punësimeve të tyre që kanë bërë ne i sfidojmë dhe u garantojmë që i kalojmë për numrin e punësimeve për shqiptarët“, tha ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Ai shtoi se retorika e BDI-së është e njëjtë tentojnë të manipulojnë përmes frymës etnike.

“Ne sikurse ju edhe të gjithë të tjerët tashmë e kemi deshifruar retorikën e BDI-së, fatkeqësisht ata kanë retorikën e njëjtë dhe tentojnë të manipulojnë publikun shqiptarë përmes frymës etnike. Por ne po dëshmojmë se jemi përfaqësues të denj të shqiptarëve në pushtet”, përfundoi Durmishi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments