8 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDurmishi: Peshku qelbet nga koka, ndryshimin e koordinatorit të grupit parlamentar e...

Durmishi: Peshku qelbet nga koka, ndryshimin e koordinatorit të grupit parlamentar e shesin si “reformim”

Shefi i shtabit lokal në Tetovë i VLEN-it gjatë zgjedhjeve lokale dhe ministër i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka komentuar ndryshimin që u bë në BDI, pas debaklit në zgjedhjet lokale, të cilët e hoqën Blerim Bexheti nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së.

Durmishi thotë se nuk bëhen reforma duke ndryshuar vetëm koordinatorin e grupit parlamentar.

“Peshku qelbet nga koka. Nuk bëhen reforma duke ndryshuar vetëm koordinatorin e grupit parlamentar. Ky është mashtrimi që duan t’ia shesin popullit si “reformim””, ka shkruar Durmishi.

Ndryshe, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale, BDI mbajti mbledhje të kryesisë së partisë, ndërsa pas saj, duke dashur që opinionit t’ia paraqesin si reforma brenda partiake, ata e larguan Blerim Bexhetin nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar.

Në disa përgjime që u publikuan ditë më parë, Blerim Bexheti, së bashku me Musa Xhaferin, dëgjoheshin duke ofenduar gratë tetovare.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments