Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ishte në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, ku vizitoi nënën dhe foshnjën e parë që lindi në Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, përcjell TV21. Taravari tha se nëna Sanja Talevska por edhe foshnja Jakov është në gjendje të mirë, ndërsa theksoi se në të njëjtën minutë, disa sekonda më vonë, në Gjinekologjinë e Çairit ka lindur një vajzë.

“Sipas gjitha gjasave do të jetë vit me bereqet 2025-ta, sepse në një minutë kanë lindur dy fëmijë. I pari këtu në Klinikën e Gjinekologjisë, për detajet foli drejtoresha. Për disa sekonda në minutën e njëjtë është lindur një vajzë në Klinikën në Çair dhe shpresoj që prej këtu të shkojmë atje ta shohim nënën dhe fëmijën”, tha mes tjerash ministri Taravari./tv21.tv